Një 32-vjeçar i cili kërkohej ndërkombëtarisht është kapur në Durrës dhe është arrestuar provizorisht.
32-vjeçari A. L., banues në Durrës akuzohej si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge, ndërsa do të jetë i arrestuar përkohësisht pasi do të ekstradohet drejt Italisë.
Gjykata e Milanos ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Në bashkëpunim me Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e 32-vjeçarit, ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
“Durrës/Punë lokalizuese dhe policore për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Lokalizohet, kapet në Durrës dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar drejt Italisë, 32-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e ZQK Interpol Tirana, në vijim të punës për lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin: -A. L., 32 vjeç, banues në Durrës. 32-vjeçarit i është caktuar nga Gjykata e Milanos, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e shtetasit A. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel