I preu kokën gruas 17-vjeçare, iraniani dënohet me vetëm tetë vite burg pasi familjarët e vajzës e falën atë

19/01/2023 11:37

Një burrë që i preu kokën gruas së tij 17-vjeçare është dënuar me tetë vjet burg në Iran.

Imazhet e Sajjad Heydarit që mbante kokën e prerë të Monës në Ahvaz pas të ashtuquajturës “vrasje nderi” vitin e kaluar shkaktuan zemërim të gjerë.

Një zëdhënës i Gjykatës tha se lehtësimi i dënimit ishte për shkak se prindërit e 17-vjeçares e kishin “falur” atë për vrasjen në vend që të kërkonin hakmarrje.

Mona ishte e martuar me burrin e saj që në moshën 12-vjeçare dhe kishte sjellë në jetë djalin e tyre kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.

Mediat lokale raportuan se ajo ishte arratisur në Turqi pasi dyshohet se ishte nënshtruar dhunës në familje nga bashkëshorti i saj, i cili kishte refuzuar kërkesat e saj për divorc.

Ajo ishte kthyer në Iran disa ditë para vrasjes së saj shkurtin e kaluar, sepse thuhet se kishte marrë garanci nga familja e saj se do të ishte e sigurt.

Vendimi për dënimin e tij është në përputhje me ligjin iranian, sipas të cilit vrasja me dashje dënohet me vdekje nëse familja e viktimës nuk e fal vrasësin.

Vrasja e tmerrshme nxiti kërkesa të reja në Iran për një ligj që synon parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave. Pati gjithashtu thirrje për rritjen e moshës minimale të martesës për fëmijët. Aktualisht është vendosur në 13 për vajzat, megjithëse vajzat edhe më të vogla se kaq mund të martohen ligjërisht me pëlqimin gjyqësor dhe prindëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA