26/11 16:16
Hungaria ka bllokuar rreth 500 milionë euro në mbështetje të armëve të BE-së për Ukrainën.
Sipas radiostacionit polak RMF 24 vendet e BE-së po votonin mbi propozimet për të ndarë ndihmën nga Fondi Evropian i Paqes.
Vendet në bllok thuhet se pritet të ushtrojnë presion mbi Hungarinë kur ministrat e jashtëm të BE të takohen të hënën.
Në dhjetor, Budapesti bllokoi një paketë ndihme prej 18 miliardë eurosh për Ukrainën.
Top Channel