Albi Gumeni 29 vjeç i arrestuar për plagosjen e mësuesit të edukimit fizik dy ditë më parë është lënë sot i lirë.

Prokuroria ka kërkuar lirimin e tij pasi vepra e kryer nuk përmbushte kriteret për arrestim dhe çështja e tij do të ndiqet në gjendje të lirë. Gjithashtu nuk ka ndonjë denoncim në adresë të tij dhe dy personave të tjerë që goditën mësuesin e dyshuar për ngacmim seksual të dy të miturave.

29-vjeçari është vëllai i njërës prej vajzave dhe pohoi në polici se e kreu aktin si vetëgjyqësi në mbrojtje të së motrës. Ishte ai që denoncoi ngjarjen që çoi më pas në arrestimin e 59-vjeçarit Kleanth Laçi mësues prej vitesh në një shkollë të Tepelenës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA