Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Pedonalen e Bulqizës, aty ku shoferi ka rrezikuar jetën e banorëve dhe shkatërruar bizneset.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si mjeti është future në trotuar aty ku ka mbetur i bllokuar, pasi është përplasur me murin e një biznesi privat.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.
Njoftimi policisë:
Bulqizë/informacion paraprak
Rreth orës 20.45, në qytetin e Bulqizës, shtetasi E.K., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me murin e një biznesi privat (furrë buke), duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.
Top Channel