Ankorohet në Portin e Vlorës trageti i linjës Vlorë-Brindisi
19/01/2023 17:18
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi është ankoruar në Portin e Vlorës.
Trageti ka mbërritur rreth orës 11 në Vlorë, por nuk ka mundur të ankorohet për shkak të motit të keq duke qëndruar në Radë.
Rreth orës 15 e 40 minuta trageti ka ankoruar duke zbarkuar edhe pasagjerët që udhëtonin nga Italia drejt Vlorës.
64 pasagjerë dhe 20 automjete kanë zbarkuar në port. Janë imbarkuar rreth orës 23:00 në Brindisi, ndërsa janë nisur në mëngjes teksa kanë mbërritur në orën 11:00 dhe deri në orën 15 e 40 minuta kanë qëndruar në det të hapur. Pasagjerët kanë qëndruar në det më shumë se 17 orë për shkak të detit me dallgë dhe erës së fortë.
Top Channel