Foto ilustruese

Një 59-vjeçar është hetuar në gjendje të lirë, pasi tentoi të kalonte në Aeroportin e Rinasit mbi 12 mijë euro të padeklaruara.

Autori me iniciale V. M., banues në Budva, gjatë kontrollit të valixhes iu gjetën 12,495 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu në pranga u vu edhe një person nga Turqia, i cili tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.

45-vjeçari me iniciale O. K., gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën dokumente të dyshuara të falsifikuara, me të cilat ka tentuar të kalojë kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi policisë: 

Rinas/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Tentoi të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, arrestohet në flagrancë 1 shtetas turk.

Evidentohet dhe goditet 1 rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 12 495 euro, procedohet penalisht 59-vjeçari që nuk i deklaroi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi O. K., 45 vjeç, banues në Turqi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, dokumente të dyshuara të falsifikuara, me të cilat ka tentuar të kalojë kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit V. M. Gjatë kontrollit të valixhes së këtij shtetasi janë gjetur 12 495 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetasit V. M., 59 vjeç, lindur dhe banues në Budva, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA