Pele njeh bijën ‘sekrete’ në testamentin $15milionë, megjithë mohimin gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj (fotot)

18/01/2023 16:27

Legjenda e futbollit Pele ka njohur më në fund bijën e tij sekrete në testamentin e tij pas vdekjes, edhe pse e kishte mohuar gjatë gjithë jetës dhe 17 vjet pasi ajo kishte vdekur.

Ikona braziliane e futbollit kishte refuzuar se ishte babai i Sandra Regina, duke e lënë atë zemërthyer për vite me radhë deri sa vdiq 17 vjet më parë.

Por megjithë këtë 82-kishte kërkuar në dëshirat e fundit që ajo ose dy djemtë e saj të flisnin me të, dy ditë para vdekjes së tij më 29 nëntor.

Tashmë raportohet se Pele i ka lënë atyre një pjesë të trashëgimisë së tij disa milionëshe, duke emëruar më në fund Sandra si një nga shtatë fëmijët e tij në testament.

Zhvillimi sjell më në fund një mbyllje për dramën familjare që kishte prekur tre herë fituesin e kupës së botë, teksa fëmijët e gruas Octavio Felinto Neto e Gabriel Arantes do Nascimento thonë se më në fund u realizua ëndrra e nënës së tyre.

E përditshmja Mirror citonte Gabriel të thoshte: “Kam folur me tezet e mia dhe ato thanë se gjyshi donte të na takonte. Ishim shumë të emocionuar pasi ishte diçka që ne e prisnim prej vitesh. Çdo familje ka konfliktet e saj por ka momente kur bashkimi dhe dashuria janë më të rëndësishme prandaj jemi shumë të lumtur”.

Sandra, e cila vdiq nga kanceri në 2006, lindi pasi Pele kishte një lidhej me pastruesen e tij Anisia Machado.

Zonjusha Machado kishte luftuar prej vitesh që ai të pranonte atësinë e fëmijës por futbollisti famshëm kishte refuzuar edhe kur testi i ADN-së provoi faktin.

Sandra mori të drejtën për të përdorur mbiemrin e Pele, Nascimento, në vitin 1996 pas një beteje ligjore disa-vjeçare.

Ai ka tre fëmijë nga martesa e tij e parë, dy binjakë nga martesa e dytë dhe dy fëmijë, përfshi dhe Sandra, nga lidhje jo-martesore.

Pele u martua me gruan e parë Rosemeri dos Reis Cholbi në 1966 me të cilën lindi dy bija – Kelly e Jennifer – si deh djalin Edson.

Djali i tij, i njohur gjithashtu si Edinho, u dënua me 33 vjet burg për pastrim parash dhe trafik drogash në 2014 por dënimi u reduktua në 12 vjet në apel.

Martesa e tij e parë përfundoi në 1982 kur Pele u lidh me prezantuesen televizive Xuxa, e cila ishte vetëm 17 vjeçe asokohe.

Në prill 1994, ai u martua me psikologen, këngëtare kishtare Assiria Lemos Seixas, me të cilin lindi binjakët Joshua e Celeste në 1996.

Pele ka njohur një tjetër vajzë të jashtëligjshme, Flavia Kurtz, pas një historie me gazetaren Lenita Kutz në vitin 1968.

Pele lë pas motrën e tij Maria dhe nënën 100-vjeçare Celeste, e cila raportohet se nuk e kupton  i biri i famshëm ka vdekur.

E veja e Pele, Marcia Aoki u pa në funeralin e të shoqit duke përqafuar të birin Edinho.

FOTO GALERI
2/5
Ikona braziliane e futbollit kishte refuzuar se ishte babai i Sandra Regina

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA