Mashtrimi me qumështin! Investigimi sonte në emisionin Inside Story
18/01/2023 19:42
Shqipëria mbetet një prej vendeve me probleme të theksuara sa i takon sigurisë ushqimore. Produkte te falsifikuara dhe me etiketime jo korrekte është fenomeni 30-vjeçar me të cilin përballen konsumatorët.
Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë një investigim për mashtrimet me bulmetin.
Qumshti dhe nënproduktet e tij mbeten ende shumë larg standardit europian. Në treg mund të gjesh me lehtësi djath të modifikuar me lëndë që shërbejnë për shtimin e masës.
Në djathin që konsumojmë mund të gjejmë niseshte, adetivë, qumesht pluhur, aromatizues, vaj palme etj.
Inside Story
Top Channel