E paprecedentë/ Zbulohet atentati i planifikuar ndaj kreut të LDK dhe zyrtarëve në Kosovë, e konfirmon edhe policia

18/01/2023 21:44

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur kanosje ndaj zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ka theksuar se janë marrë masat e nevojshme.

Baki Kelani nga policia e Kosovës ka thënë se kanë marrë masat e nevojshme lidhur me këtë rast.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Kelanit.

Top Channel