Afera e Katarit/ Vendos të “hapë gojën” ligjvënësi Italian, bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

18/01/2023 11:41

Eurodeputeti Italian Pier Antonio Panzeri, i lakuar si figura kryesore pas skandalit të korrupsionit në Parlamentin Europian të lidhur me Katarin, ka vendosur të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë e të rrëfejë, në këmbim të uljes së dënimit.

Prokuroria në Bruksel njoftoi se Panzeri ka firmosur një marrëveshje dhe është treguar i gatshëm të tregojë detajet që do të hedhin dritë mbi aferën që tronditi institucionin e rëndësishëm europian nga themelet. Në vëmendjen e hetimit të përqendruar tek influence e ushtruar nga Katari dhe Maroku ndaj vendimeve politike të Parlamentit të BE-së, është edhe ish zv/presidentja e tij Eva Kaili dhe bashkëshorti i saj Francesco Giorgi, i cili punonte si asistent i një deputeti në parlament.

Panzeri sipas gazetës belge “Le Soir” është akuzuar nga Giorgi, si kreu i një organizate që përdorej nga Katari dhe Maroku për të ndërhyrë në çështjet europiane. Kaili është arrestuar së bashku me tre persona të tjerë, nën akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale, pastrim paraje dhe korrupsion. Panzeri është zotuar që t’u japë hetuesve informacione të detajuara për strukturat kriminale. Sipas këtyre të dhënave, ndër të tjera ai do të zbulojë emrat e atyre, që kanë pranuar ryshfet, avantazhet që janë premtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA