Pamje të rënda/ Momentet kur ‘pijetari’ goditet pa ndjeja me stekën e bilardos pasi qëllon tjetrin me gurin e lojës (video-foto)

17/01/2023 15:26

Në pamje shihen momentet e rënda kur një klient me kapele goditet me shkopin e bilardos duke humbur ndjenjat pasi nis një konflikt të rëndë duke qëlluar tjetrin me sferat e lojës.

Në pamje shihet burri që sillet rreth tavolinës së lojës para se të lëshojë dhunshëm një nga gurët e bilardos ndaj një personi tjetër, teksa se lojtari pranë nderhyn duke e “neutralizuar” duke e goditur me shifrën e drunjtë përmes fytyrës.

Por i përplaset përtokë i palëvizur kur goditet nga miku i te sulmuarit, para se të tjerë të afrohen për të ndërhyrë me gota e shkopinj në duar në incidentin në Northumbria, në veri të Britanisë.

Një nga dëshmitarët tha për rrjetin vendas MailOnline: “Ata silleshin në mënyrë kërcënuese gjatë gjithë mbrëmjes. Më pas nisi konflikti dhe ai me kapele nisi të bënte sherr me të gjithë”.

“Ai mori një gur bilardoje nga tavolinë dhe e lëshoi me forcë ndaj një grupi që ishin ulur në tavolinë dhe më pas shkoi për t’u konfrontuar me një djalë në tavolinën tjetër”.

Një zëdhënës i policisë së Northumbria tha: “Ne u thirrëm për një konflikt fizik që po ndodhte në barin Prince Edward Road.”

“Oficerët u paraqitën në vendngjarje për njerëzit e përfshirë ishin larguar dhe nuk ka pasur raportime për plagosje. Policia tashmë po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë. Hetimet vazhdojnë”.

Kjo nuk është hera e parë që pamjet e kamerave tregojnë për dhunë mes bandave në barin në fjalë.

Në maj 2016 në të njëjtën vendndodhje një 31 vjecar humbi jetën pas një rrahjeje brutale, ngjarje për të cilën u dënua për vrasje Michael Wilson.

FOTO GALERI
1/3
Në pamje shihen momentet e rënda kur një klient me kapele goditet me shkopin e bilardos duke humbur ndjenjat

Top Channel