Volodymyr Zelensky dhe Gjermania kanë nisur diskutimet për rritjen e mundësisë së mbështetjes për mbrojtjen ajrore në Ukrainë.
Teksa fliste me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier, presidenti ukrainas falenderoi autoritetet për mbështeëtjen e deritanishme dhe domosdoshmërinë e rritjes së mbështetjes.
“Faleminderit për ndihmën gjithëpërfshirëse…që e bëri ushtrinë tonë më të fortë, për mbështetjen financiare. Gjatë takimit në formatin e një video-konference… diskutuam situatën në vijën e parë të frontit, domosdoshmërinë e rritjes së mbështetjes mbrojtëse për Ukrainën, procesin diplomatik për zbatimin e Formulës së Paqes të Ukrainës”, tha Zelensky.
Një numër i fuqive perëndimore i kanë ofruar Ukrainës ndihmë të konsiderueshme ushtarake dhe humanitare që nga shpërthimi i luftës me Rusinë 11 muaj më parë.
Mbretëria e Bashkuar njoftoi gjithashtu një paketë tjetër mbështetjeje, duke përfshirë një pjesë të vogël të tankeve Challenger 2.
Në këtë moment ka edhe trupa ukrainase në SHBA, të cilët po trajnohen se si të përdorin sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot”, të cilin Ukraina e ka kërkuar prej muajsh.
Top Channel