Kancelari gjerman Olaf Scholz lëvizi shpejt për të zëvendësuar ministren e dorëhequr të Mbrojtjes, Christine Lambert.
Brenda një dite, u caktua zëvendësuesi i aleates së bindur të tij.
Kreu i ekzekuitivit gjerman i dha dritën jeshile caktimit të një politikani që nuk njihet shumë jashtë Gjermanisë, por që prej 9 vitesh ka qenë ministër i Brendshëm i Saksonisë së Poshtme, ku konsiderohet mjaft popullor dhe si një njeri i veprimit.
Ishte një surprizë edhe për mediat vendase ky emërim, duke qenë se emri i Boris Pistorius të SPD-së, as nuk ishte përmendur si kandidat për këtë post pas dorëzimit të detyrës nga Lambrecht.
Policia, siguria e brendshme, kriminaliteti kibernetik, migracioni dhe sporti kanë qenë temat e ministrit të Brendshëm që nga viti 2013. Por juristi 62 vjeçar ka përvojë jo vetëm në drejtimin e një ministrie landi, ai sjell edhe një përvojë që është me siguri e kërkuar në Ministrinë Federale të Mbrojtjes: Pistorius konsiderohet si zbatues i fortë dhe njeri i aksionit, cilësi që nevojiten me urgjencë për të rikuperuar dobësitë e Bundesëehrit.
Me këtë vendim, Scholz heq dorë nga linja e deritanishme që në kabinetin qeveritar burrat dhe gratë të jenë të përfaqësuar në mënyrë të barabartë. Tani, në shumicë janë burrat.
Top Channel