Raste të shtuara të pacienteve në Korçë i drejtohen pediatrisë apo urgjencës për shkak të gripit dhe virozave të stinës.

Pediatria ka pasur më shumë pacientë për shkak të numrit të lartë të fëmijëve të prekur me simptomat e virozës por edhe urgjenca ka qenë e mbushur kryesisht me pacientë të moshës mbi 50 vjeç që paraqiten me komplikacione.

Mesatarisht raportohen 20 deri në 30 raste në ditë të të rriturve që kërkojnë ndihmë. Por ky nuk është kulmi i virozave pasi pritet që të ketë shtim të rasteve.

Gazetarja Dhorjela Çule, raportoi në një lidhje live në edicionin e lajmeve të Top Channel se kjo situatë është e tillë prej disa javësh ku pacientët marrin shërbim një-ditor por jo vetëm pasi mund të zgjasë edhe disa ditë shërbimi mjekësor i specializuar deri në një rikuperim të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA