Video/ Ushtria nis përdorimin e ‘kostumeve futuristike fluturuese’ të sulmit ndaj anijeve armike (fotot)

16/01/2023 21:25

Një rang i ri mjetesh personale fluturimi po përdoren nga forcat ushtarake të Britanisë e SHBA që më parë qytetarët e thjeshtë i kishin parë vetëm në filma fantastikë.

Deri tani ata thonë se po bëhen vetëm fluturime demonstruese por shpejt besohet se do t’i shikojmë nga afër, madje po aq shpesh sa dhe dronët e komanduar në distancë.
Pionierët e kësaj fushe po praktikojnë aftësitë e tyre dhe meqënëse organizatat ushtarake i kanë ‘xhepat e thellë’, ato gjithmonë kërkojnë rezultate konkrete për investimet e tyre, shkruan rrejti New Atlas.

Në një video të publikuar disa muaj më parë shihen tre pilotë me kostume duke praktikuar aftësitë e zbarkimit të fshehtë në një anije “armike” me rrugë ajrore.

Në stërvitjen e filmuar, piloti ngrihet nga një gomone në ndjekje të luftanijes me masë të mesme. Ai zbarkon mbi të dhe më pas lëshon një shkallë për të ndihmuar ngjitjen e grupit.

FOTO GALERI
1/3
Tre pilotë me kostume futuruese shihen duke praktikuar aftësitë e zbarkimit të fshehtë në një anije “armike”

Top Channel