Rusia thotë se ka gati skuadronin e parë të dronëve nënujorë Poseidon që mund të shkaktjonë ‘tsunami radioaktiv’ (fotot)

16/01/2023 15:37

Rusia ka njoftuar sërish sot krijimin e skuadronit të parë të dronëve shkatwrrimtare nënujorë që sipas saj mund të shkaktojnë “tsunami radioaktiv dhe të shkatërrojnë bazat detare të armikut”.

Agjencia shtetërore TASS raportonte për gatishmërinë grupit të parë të “dronëve Poseidon me silurë bërthamorë” që sipas saj, do të ndryshojnë pamjen e teatrit të luftës në oqeane.

TASS vijonte në njoftimin e saj: “Dronët do të dërgohen së shpejti në nëndetësen bërthamore Belgorod.”

Në tetor NATO njoftonte se kishte humbur gjurmët e nëndetëses 30,000 tonëshe Belgorod diku në zonën e Arktikut, mes frikave se Putin mund ta përdorë armën e tij gjigante në luftën e Ukrainës.

Rusia thotë se super-nëndetësja e saj mund të mbajë tetë dronë luftarakë për t’i lëshuar kundër armatimeve armike.

Nëndetësja më e madhe në botë është pikasur sërish në zonën e Arktikut dhe besohet se përdoret për misione të fshehta spiunazhi e sabotazhi.

Dmitry Kiselyov, përfaqësues i propagandës ruse të luftës tha në televizion se dronët e rinj “mund të fundosin të gjithë Britaninë ne det”, shkruan e përditshmja The Sun.

Putin ka njoftuar nisjen e projektit të dronëve Poseidon në 2018, edhe pse raportohet se projekti e ka origjinën që prej Luftës së Ftohtë.

“Nuk ka armë që i mund ato sot,” thoshte Putin në 2018 pa dhënë shumë detaje për armatimet.

Njoftimi i zëdhënsit rus Andrey Gurulev beoshet se është një kërcënim ndaj Britanisë për ndihmat ushtarake për Ukrainën: “Duhet të kemi kujdes Londrës që ata të mos tentojnë të na vjedhin fitoren”.

Kryeministri i ri Rishi Sunak premtoi dje të tjera armatime të rënda për Ukrainën pas sulmeve raketore të Rusisë në fundjavë.

FOTO GALERI
2/5
TASS vijonte në njoftimin e saj: "Dronët do të dërgohen së shpejti në nëndetësen bërthamore Belgorod.”

Top Channel