Policia britanike pranon dështimin ndaj oficerit përdhunues-serial në radhët e tyre (fotot)

16/01/2023 19:00

Zv. Shefja e policisë britanike Barbara Gray tha sot se ishin “shumë mundësi të humbura për identifikimin e sjelljeve të vazhdueshme të abuzimit” nga David Carrick, oficeri policisë që pranoi 24 përdhunime dhe një seri sulmesh seksuale.

Ajo e përshkrunte oficerin Carrick si një “sulmues serial seksual që abuzonte pozitën e tij në radhët e policisë, për të kryer krime degraduese.”

Për 20 vjet David Carrick përdhunuesi serial i dhunshëm, mbante uniformën e policisë dhe shumicën e kohës edhe armë zjarri.

Dëshmitë kanë treguar se ai i detyronte viktimat e tij të kryenin akte degraduese, por shumë nuk kishin denoncuar nga frika e fjalës së një oficeri policie.

Carrick ka pranuar tashmë 49 akuza në lidhje me të paktën 12 gra duke detyruar përsëri policinë britanike të kërkojë ndjesë për tolerimin e kriminelit me uniformë, pas disa rasteve te ngjashme.

Carrick u ndaua më në fund kur një grua vendosi ta denonconte në tetor 2021, pas publicitetit ndaj policit tjetër abuzues në Londër, Wayne Couzens.

Gruaja tregonte sesi një vit më parë u takua me Carrick me anë të një aplikacioni për njohje të reja, i cili e kishte përdhunuar pasi e çoi në një hotel.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA