24/11 22:37
Ka nisur dhe ka përfunduar sot në mënyrë të vrullshme sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët duket se i kishin kushtuar shumë rëndësi veshjes së tyre kuruar në detaje.
Siç duket në fotot e mëposhtme, nuk kanë munguar kombinimet e veshjeve jo vetëm tek deputetet e ministret por edhe tek deputetët e ministrat, të cilët i janë përshtatur temperaturave të ulëta me veshje të trasha, ndërsa ka edhe nga ato të cilat kanë vendosur primare bukurinë e veshjes para të ftohtit.
Seanca e sotme ka zgjatur vetëm disa minuta mes tensioneve që u krijuan në sallë, pas fjalës së kryedemokratit Sali Berisha.
Top Channel