![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/TELEMMGLPICT000411405750_17390421821460_trans_NvBQzQNjv4BqqD7eNBNq8sAlPLifcxZQVK1UDbDdk-JPjedL466dDsg_hd-800x450.jpg)
08/02 22:50
Sulmet intensive në Ukrainë kanë lënë pasoja shkatërrimtare në Dnipro të Ukrainës.
Rrënojat, muret e hedhura në erë dhe shkatërrimi mund të shihen qartë në zonat e ndryshme, në të cilat shkaktuan të paktën 40 viktima.
Goditjet kanë qenë të forta duke rrëzuar pjesë të shumta pallatesh, në dimrin e ftohtë të luftës.
Lufta në Ukrainë ka vijuar prej shumë muajsh, ndërsa kohët e fundit Dnipro ka qenë një nga zonat më të goditura.
Dhjetëra raketa kanë rënë në zonat e banuara duke mos kursyer asgjë.
Top Channel