Këngëtari i njohur i programit të talenteve “American Idol”, CJ Harris ka vdekur dje nga një atak kardiak i papritur, në moshën 31 vjeçare.
Harris i cili kishte konkurruar në serialin e njohur në vitin 2014, ishte dërguar në spitalin e Jasper, Alaska ku kishte vdekur pak më vonë, tha një anëtar i familjes së tij për rrjetin TMZ.
Tragjiku Harris ishte renditur i gjashti në programin “Idol”, me një ripërcjellje të këngës “Soulshine” gjatë audicionit të tij.
Pas suksesit të tij në programin e rrjetit Fox, Harris — emri i plotë i të cilit ishte Curtis Harris — performoi me “mësuesin” e tij muzikor të programit Darius Rucker, madje kryen dhe një turne me tematikë nga “American Idol”.
Shkaqet e atakut të papritur kardiak të këngëtarit të ri, ende nuk janë njoftuar nga autoritetet shëndetësore.
Top Channel