Qeveria shqiptare ka reaguar ashpër me një note proteste ndaj deklaratës me tone diskriminuese e selektive të ministrit anglez të shtetit për emigracionin, Robert Jenrick ndaj emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. 

Alastair King-Smith, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar,  mbërriti në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të marrë reagimin e Shqipërisë në formën e një note proteste.

Numrit një të diplomacisë angleze në vendin tonë,  i është shpjeguar se është e papranueshme një retorikë e tillë nga ministrat anglez.

Nga një burim diplomatik Top Channnel mëson se në notën e protestës theksohet se  kjo deklaratë e ministrit të emigracionit , Robert Jenrick që veçon shqiptarët si kërcënim për sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar, nxit urrejtje dhe hedh baltë mbi një komb tërë.

Ajo bie ndesh me Deklaratën e Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit Britanik Rishi Sunak.

Ndërsa Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës theksoi:

“Kërkojmë shmangien e kësaj gjuhe urrejtjeje dhe diskriminimi dhe vijimin e dialogut edhe bashkëpunimit konstruktiv për të vënë në jetë angazhimet e ndërmarra së bashku si dy vende demokratike, partnere e aleate në organizmat ndërkombëtare.

Vendet tona janë angazhuar përmes Deklaratës së Përbashkët që të nxisin më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit në një game të gjerë fushash me fokus rininë, inovacionin, turizmin, arsimin dhe investimet strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri”.

Megjithëse gjatë vitit të shkuar me gomone në Angli mbërritën mbi 40.000 persona nga 11 nacionalitete të ndryshme,  politikanët anglez e kanë vënë theksin vetëm tek shqiptarët.

Kjo për përfitime politike të ditës në kushtet kur Partia Konservatore angleze sipas sondazheve aktuale del parti humbëse në zgjedhje.

Të tilla deklarata ndaj shqiptarëve fillimisht nga sekretarja e punëve të brendshme Suela Braverman, dhe kjo më e fundit nga Robert Jenrick,  tentojnë ti tregojnë publikut anglez se Partia Konservatore është duke e zgjidhur problemin e emigrimit ilegal.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA