Qyteti më i rrezikshëm në botë/ Sundojnë 200 banda, me kryekomandant “Barbecue” që i djeg viktimat të gjalla

15/01/2023 17:42

Kaos, shpërthime, të shtëna armësh dhe trupa që kalben mes mbeturinave, mirë se vini në qytetin më të rrezikshëm në Tokë.

Kryeqyteti i Haitit, Port-au-Prince, është një qytet i shkatërruar, i rrethuar nga bandat e armatosura rëndë dhe trazirat e vazhdueshme politike.

Haiti e ka vuajtur prej kohësh titullin e kombit më të varfër në hemisferën perëndimore dhe kryeqyteti i mbushur me krime bart peshën kryesore të krizave të mbivendosura. Tërmetet e vazhdueshme, inflacioni në rritje, trazirat civile, uria dhe një kolaps pothuajse total politik, të gjitha godasin Port-au-Prince.

Megjithatë, kush është armiku i tij më i madh? 200 bandat e armatosura të pamëshirshme që shkaktojnë terror, dhunë seksuale, tortura dhe paligjshmëri. Sipas ekspertëve, situata atje është katstrofale, pasi deri në 20 njerëz vriten në ditë atje.

Më e rrezikshmja prej këtyre bandave është i ashtuquajturi “Koalicion G9” i udhëhequr nga një kryekomandant i njohur si “Barbecue”, që përflitet se e ka fituar pseudonimin e tij pasi preferon që t’i djegë të gjalla viktimat e tij.

Në kapitullin e fundit të tmerrshëm të dhunës së sanksionuar nga shteti, Barbecue organizoi sulme të njëkohshme në Cité Soleil gjatë periudhës zgjedhore nga maji deri në korrik 2020. Ajo çoi në vdekjen e 145 personave, përdhunimin masiv të grave dhe shkatërrimin e 98 shtëpive.

Në një raport të vitit 2021, “Vrasja me pandëshkueshmëri”, Shkolla Juridike e Harvardit dhe një observator krimi nga Haiti zbuluan se masakrat ishin organizuar nga zyrtarë të lartë politikë dhe policia haitiane.

Synimi? Për të shtypur edhe një herë disidencën dhe për të fituar akses strategjik në qendrat e votimit “në një përpjekje për të siguruar mbështetje elektorale për ish-Presidentin dhe partinë e tij”.

Në këtë mënyrë, bandat përdoren si mercenarë personalë të vdekjes për elitat politike “duke i lejuar ata të veprojnë pothuajse pa u ndëshkuar plotësisht”, sipas raportit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA