Planet e BE-së për sanksione ndaj energjisë bërthamore, Hungaria e pëson me çmim të lartë

15/01/2023 18:06

Sekretari i Shtetit hungarez Csaba Domotor tha sot se vende si Hungaria, të cilat mbështeten shumë në energjinë bërthamore, do të paguanin një çmim të lartë nëse paketa e ardhshme e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë do të lidhej me energjinë bërthamore.

Ai ka thënë se qytetarët e thjeshtë të Hungarisë kanë shprehur qartë qëndrimet e tyre se duan më pak sanksione kundër Rusisë dhe se zëri i tyre dëgjohet, transmeton agjencia hungareze MTI.

Domotor tha se BE do të luftojë që rritja ekonomike të jetë mbi zero, për shkak të situatës së vështirë ekonomike dhe sanksioneve.

Ai vlerësoi se sanksionet ndaj Rusisë nuk e afruan fundin e luftës, por se ekonomia evropiane po vuan gjithnjë e më shumë nga sanksionet dhe se liderët evropianë do të jenë nën presion në rritje për të ndryshuar vendimet e tyre në lidhje me sanksionet.

Fatura e energjisë e Hungarisë po rritet nga shtatë miliardë euro në 17 miliardë dhe qeveria duhet të ndajë 2.60 miliardë forintë për të paguar subvencionet për faturat e energjisë, tha sekretari, duke shtuar se pagat reale u rritën me më shumë se katër për qind vitin e kaluar.

Lidhur me tërheqjen e fondeve Erasmus të BE-së, Domotor tha se qeveria hungareze pranoi kërkesat e Komisionit Evropian dhe se parlamenti miratoi 17 amendamente në vjeshtë.

“Tani po vijnë me kushte të reja”, tha Domotor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA