Pezullohet projekti i turbinave të erës në ujërat e New York pas fitores së Trump në zgjedhje (fotot)
27/11 21:47
Në jugperëndim të Pakistanit, një familje prej gjashtë anëtarësh ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi, njoftoi sot policia.
Një çift i martuar dhe katër fëmijët e tyre u vranë në shtëpinë e tyre mbrëmë vonë në zonën Satellite Town të Quetta.
Zjarri filloi kur një anëtar i familjes u përpoq të ndizte një ngrohës që ishte i lidhur me një cilindër që rridhte.
Fëmijët ishin nga katër deri në 14 vjeç. Të afërmit e viktimave i dërguan trupat në spitalin civil në Quetta, tha mjeku Wasim Baig, zëdhënësi i spitalit.
Temperaturat në Quetta, provincën Balochistan, mund të bien në minus shtatë gradë Celsius gjatë natës dhe shumica e familjeve mbështeten në cilindra të gazit për ngrohje.
Top Channel