Një shtetas i dyfishtë britaniko-iranian u var nga Irani me akuza për spiunazh dhe korrupsion, raportoi të shtunën një media e lidhur me shtetin, e fundit në një varg ekzekutimesh të kryera nga një regjim që po përballet me protesta të paprecedentë në të gjithë vendin.
Zyrtari iranian, Alireza Akbari, u ekzekutua për krime duke përfshirë “korrupsionin”, sipas gazetës Mizan.
Akbari u akuzua se ka punuar si spiun për MI6, agjencinë britanike të inteligjencës, dhe thuhet se ka paguar më shumë se 2 milionë dollarë në monedha të ndryshme – 1,805 milionë euro, 265,000 paund britanike dhe 50,000 dollarë – njoftoi media shtetërore iraniane të shtunën.
Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se ishte “i tmerruar nga ekzekutimi”.
Ai shtoi në Twitter: “Ky ishte një akt i pashpirt dhe frikacak, i kryer nga një regjim barbar pa respekt për të drejtat e njeriut të popullit të vet. Mendimet e mia janë me miqtë dhe familjen e Alirezës.”
Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha të shtunën pasdite se qeveria britanike planifikoi të sanksionojë Prokurorin e Përgjithshëm të Iranit, Mohammad Jafar Montazeri, për të nënvizuar “neverinë ndaj ekzekutimit të Alireza Akbarit”.
Zyrtarët më të lartë të Iranit akuzuan Izraelin për organizimin e komplotit në atë kohë, pa dhënë prova.
“Në këtë bazë dhe pas ngritjes së aktakuzës kundër të akuzuarit, dosja është dërguar në gjykatë dhe seancat janë mbajtur në prani të avokatit të të akuzuarit dhe në bazë të dokumenteve të vlefshme në dosjen e këtij personi është dënuar me vdekje për spiunim për MB”, tha Mizan.
Top Channel