Video/ Gazetarja kanadeze humb ndjenjat në lidhje direkte, dërgohet në spital pasi arrin të thotë ‘nuk ndjehem mirë’ (fotot)

14/01/2023 19:33

Një gazetare kanadeze ka pësuar një emergjencë të papritur mjekësore gjatë lidhjes direkte me studion, në pamje të rënda të shpërndara sot nga mediat.

E përditshmja britanike Daily Mail shkruante se e reja u zbeh në fytyrë, nisi të ngatërronte fjalët para se të pranonte se “nuk ndjehej mirë” dhe më pas të humbiste ekuilibrin në mënyrë të pashpjeguar.

Jessica Robb ishte në lidhje me edicionin e lajmeve të rrjetit CTV pasditen e të dielës kur humbi ndjenjat papritur dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Raportimi i saj u ndërpre dhe prezantuesja në studio, Nahreman Issa, siguroi shikuesit se Robb nuk ishte vetëm dhe kishte të gjithë mbështetjen e duhur.

Disa orë më vonë Robb dhe rrjeti CTV Edmonton, njoftonin se ajo “është duke u rikuperuar”, por pak më vonë postimet e Robb në rrjet u bënë të gjitha ‘private’.

Në një deklaratë të mëpasshme për DailyMail.com gazetarja tha: “Mbrëmjen e të dielës pata një moment dobësia dhe humba ndjenjat duke raportuar në lidhje direkte”.

Më pas profili i gazetares në Twitter u kthye në privat, dhe arsyeja nuk është e qartë.

Në një deklaratë vajza shtonte: “Falemnderit për të gjithë mesazhet e urimeve dhe shqetësimin, i vlerësoj të gjitha”.

“Kam pasur gjithashtu shumë ngacmime dhe teori të rreme për arsyen e incidentit. Unë nuk shpërndaj publikisht informacionet e mia shëndetësore, dhe gjithsesi konteksti im shëndetësor nuk shpjegon atë që ndodhi”, tha gazetarja, duke iu referuar reagimeve ne rrjet.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA