Rusia ka nisur të shtunën dy valë sulmesh me raketa në Ukrainë, duke detyruar njerëzit të kërkojnë streha të ndryshme, pas lëshimit të sirenave.
Për sulme në infrastrukturën kritike në Kiev dhe qytetin lindor të Kharkivit është raportuar në mëngjesin e 14 janarit, dhe më vonë në orët e pasdites.
Autoritetet në Mikollaiv, Lviv dhe portin e Odesas kanë thënë se mbrojtja ajrore është duke tentuar të rrëzojë raketat.
Për shpërthime është raportuar edhe në rajonin Vinitsja.
Moska, e cila ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, ka kohë që shënjestron me raketa dhe dronë infrastrukturën ukrainase të energjisë, duke rezultuar me probleme të energjisë dhe ngrohjes në shumë rajone të shtetit.
Ende nuk dihet shkalla e dëmeve nga vala e dytë e sulmeve brenda një dite.
Top Channel