“Po nxjerrim jashtë shqiptarët kriminelë”, Xhaçka reagon ndaj deklaratave të ministrit britanik: Brutalitet i padurueshëm

14/01/2023 23:01

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit britanik të emigracionit, që u shpreh kriminelët shqiptarë po shporren nga Mbretëria e Bashkuar.

“Veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër me parime demokratike që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”, thekson Xhaçka në reagimin e saj të postuar në rrjetet sociale.

“Një linçim verbal ndaj një kombi të tërë në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas Komunikatës së Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe atij të Britanisë së Madhe ku vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britani dhe kontributin e saj të rëndësishëm në  kulturë,ekonomi dhe shoqërinë e të dy vendeve.

Veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër me parime demokratike që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”.

Më herët ka qenë sekretarja e brendshme britanike Suella Braverman, kur u shpreh se vendi po përballet me një “pushtim” nga njerëzit që përshkojnë me varka kanalin e La Manshit, duke etiketuar veçanërisht Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA