Fqinjët ‘intolerantë’ në konflikt prej tre vjetësh për degët e zgjatura të bredhit që rrjedhimisht pritet më dysh (fotot)

14/01/2023 15:39

Një debat i quajtur “fëminor” nga mediat britanike mes dy fqinjëve, për degët e zgjatura të një bredhi në anën tjetër të rrugës private, rezultoi ‘ne menyre tronditëse’ në prerjen e degëve të pemës.

Familja e Bharat Mistry thanë se u shtangën kur fqinji i tyre ngjitur vendosi vitin që shkoi të priste pjesën e pemës që zgjatej në anën e tij të rrugës pas debatit të zgjatur.

Veprimi drastik erdhi pas një debati të gjatë mes Mistry dhe fqinjëve të tij Graham e Irene Lee, të dy në të 70’at, në një zonë periferike të Sheffield.

Banorë të tjerë të zonës thanë javës që shkoi se dy çiftet më parë shkonin mirë me njëri-tjetrin por prej disa vitesh nuk komunikonin më për çështjen e pemës.

Zoti Mistry deklaronte se zoti e zonja Lee ishin ankuar se zogjtë në pemën e tyre bënin shumë zhurmë në zonën e qetë periferike, ku shtëpitë kushtojnë rreth £160,000 deri në 200,000 paundë.

Prandaj Lee thirri kopshtarët që prenë pjesën e pemës që anonte në pjesën e tij të rrugës në 2021, në pamje të publikuara gjerësisht në televizion, aq sa pema e prerë u kthye në njëfarë atraksioni turistik me vizitorë dhe meme në rrjetet sociale.

“Pema fillimisht ishte normale por më pas ata patën atë mosmarrëveshjen”, tha një banore e zonës që dëshironte të mbetej anonime.

“Prandaj dhe më vonë e prenë. Nuk e di si ishte puna po ata nuk arrinin ta zgjidhnin”.

Pema mbetet aktualisht e prerë në gjysmë dhe nuk duhet nëse është krasitur përsëri apo nëse degët në të djathtë nuk janë rritur më që prej “masakrës”.

Çifti Lee kishte kërcënuar më parë se do ta krasiste përsëri nëse degët rriteshin në anën e tyre.

E zonja e shtëpisë në të majtë thoshte në 2021: “Ne jemi të tronditur, u ishim lutur të mos e bënim por ata e kishin ndarë mendjen. Kanë të drejtën e tyre nëse pema zgjatet mbi pronën e vet, por mbas 25 vjetësh nuk e kuptoj si mund të bësh diçka të tillë, ishte vetëm 1 metër brenda pronës së tyre”.

FOTO GALERI
3/6
Pamje nga seksioni i prerjes se pemes "problematike"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA