Burri bën 17 burg për krimin e kryer nga sozia e tij perfekte në SHBA (fotot)

14/01/2023 21:31

Richard Jones tha se ‘nuk i besonte dot fatit të tij’ kur u zbulua autori krimit i ngjante në mënyrë të përkryer, teksa u lirua nga burgu pasi kaloi afro një të tretën e jetës prapa hekurave.

45 vjeçari Richard Jones kreu 17 vjet burg i burgosur gabimisht në vitin 2000 për grabitje të dhunshme të kryer nga një person që i ngjante shumë.

Gabimi u zbulua vetëm disa vite më vonë viktimës së krimit dhe dëshmitarëve iu treguan fotot të “sozisë” së tij Ricky Amos.

Krimi ishte kryer në vitin 1999 në një parking supermarketi në Kansas, ku burri kishte tentuar të vidhte cantën e një gruaje.

Jones kishte alibinë e tij pasi kishte qenë me të dashurën në Kansas City, por mungesa e provave të tjera në skenën e krimit bënë që ai të akuzohej gabimisht.

Dëshmitarët kishin identifikuar gabimisht Jones si fajtori prej fotografive.

Jones asnjëherë nuk pranoi krimin por ishte refuzuar gjithmonë, derisa pas disa vitesh grupi i mbrojtjes së viktimave ‘Midwest Innocence Project’ dhe fakulteti drejtësisë së Kansas u bashkuan për të pastruar emrin e Jones.

Gjatë hetimeve ata zbuluan se dhe sozia e të dënuarit ishte vendosur në një burg me të.

Fotot e Jones dhe ato të sozisë së tij Amos iu treguan dëshmitarëve të ngjarjes dhe njerëzit mezi arrinin të bënin diferencën.

Në krim nuk kishte elementë ADN-je apo shenja gishtërishnj, por megjithatë nga provat rrethanore juria u bind se autori i krimit ishte Amos dhe Jones i lirua e u bashkua me familjen.

Burri mori një kompensim $1 milionë për kohën e kryer në burg por dhe Amos nuk do të ndiqet penalisht për krimin e vjetër, prej ligjit të “statutit të kufizimit kohor të ndjekjes”.

FOTO GALERI
2/4
Gabimi u zbulua vetëm disa vite më vonë viktimës së krimit dhe dëshmitarëve iu treguan fotot të “sozisë” së tij Ricky Amos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA