Betejë ligjore për kujdestarinë e bijave binjake pas vdekjes tragjike të Lisa Marie Presley (fotot)

14/01/2023 21:50

Fati i dy binjakeve 14-vjeçare të Lisa Marie Presley, mund të përfshijë një betejë të egër ligjore mes babait dhe të afërmve të tjerë pas vdekjes së papritur të këngëtares.

61 vjeçari Michael Lockwood, baba i vajzave Finley e Harper, të cilat mbetën pa nënë të enjten kur Lisa Marie vdiq papritur nga ataku kardiak në moshën 54 vjeçare, do të kërkojë të marrë kujdestarinë e vajzave të tij, shkruante sot rrjeti TMZ .

Një burim i afërt me Lockwood, bashkëshorti i katërt i Presley, tha për rrjetin TMZ: “Ai nuk heq dorë nga kujdestaria për vajzat”.

Presley kishte 60% përqind të kujdestarisë së vajzave në kohën e vdekjes së saj— ndërsa Lockwood 40%. Sipas ligjit në Kalifroni, Lockwood duhet të marrë kujdestarinë e plotë, përveç rastit nëse gjykatësi vendos se nuk është prind i aftë.

Por rrjeti i showbiz TMZ thotë se saga mund të jetë e komplikuar.

Bashkëshorti i parë i Lisa Marie, Danny Keough, baba i dy fëmijëve të tjerë të së ndjerës, e konsideron veten njerk i binjakeve dhe mund të kërkojë të drejtat e tij, që do të duhet të përcaktohen nga gjykata.

Ish-bashkëshortët e saj Keough e Lockwood nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin prej konflikteve të nxitura gjatë betejës ligjore 5 vjeçare të divorcit të  Presley nga Lockwood, ku mes të tjerash u përmendën abuzim me fëmijët dhe përdorim drogash.

Përveç Keough nëna e Lisa Marie, Priscilla, dhe gjysmë motra 33-vjeçare e të ndjerës, aktorja Riley Keough mund të ndërhyjnë në përplasje.

FOTO GALERI
3/5
Presley me ish-bashkeshortin Lockwood

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA