Babai i Shefit të Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpatit, që ishte në shenjestrën e shpërthimit me tritol sot në mëngjes dysho se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së djalit të tij.
Në një deklaratë për mediat, Gjergj Shpati është shprehur se në banesën ku u vendos lënda shpërthyese jetojnë tre familje, ndërsa shton se dëmet materiale janë të shumta.
“Rreth orës katër kam qenë zgjuar kam dëgjuar atë zhurmë dhe kam dalë, kam parë vendin të shkatërruar. Ishte shpërthim i fuqishëm, ka shkatërruar çfarë ka qenë, janë prishur dyer dritare, fasada, makina, avllia. Jemi tre familje që jetojmë në këtë godinë. 17 vetë jemi terrorizuar”.
Ai thotë se nuk ka dijeni nëse djali i tij është kërcënuar së fundi, ndërsa kërkon hetimin e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
“Nuk e di, kam qenë në gjumë. Mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës se ne nuk kemi ngatërresa me njeri. As nuk i kam kujt borxh, as më ka kush. Kërkojmë shteti të bëjë punën dhe të hetojë ngjarjen”.
Top Channel