Një protestë u organizuar sot në qendër të Stokholmit nga grupim kundër dhe shënjestra e sa ishte Rexhep Tajip Erdogan.
Një manekin që i ngjasonte presidentit turk u var me kokë poshtë nga një shtyllë, duke ngjallur reagime të ashpra si nga Turqia, ashtu edhe nga vetë kryeministri suedez, Ulf Kristersson, i cili e quajti këtë një akt sabotimit kundër aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO.
Turqia është vërtet vendi anëtar i aleancës që po bllokon anëtarësimin e Suedisë deri kur kjo e fundit të plotësojë kërkesat e paraqitura nga Ankaraja. Por Stokholmi duket se nuk kërkon acarimin e saj.
Kristersson tha se varja e manekinit që i ngjasonte presidentit të Turqisë,Recep Tayyip Erdogan, ishte një veprim “shumë serioz” që “tallej me ekzekutimin e një lideri të huaj, të zgjedhur në mënyrë demokratike”.
Pavarësisht qëndrimit të kreut të ekzekutivit suedez, kryetari i Parlamentit turk, Mustafa Sentop, anuloi vizitën e homologut të tij, Andreas Norlen, që ishte parashikuar të zhvillohej të hënën, ndërsa ministria e jashtme turke thirri për sqarime ambasadorin suedez.
Në mënyrë që shteti nordik të bëhet pjesë e NATO-s, aplikimi i tij duhet ratifikuar nga ligjvënësit turq. Kushti kryesor ndërkohë që Ankaraja ka vendosur për hedhjen e një hapi të tillë është që Stokholmi të shtypë militantët kurdë dhe grupet e tjera që Turqia i konsideron si kërcënim ndaj sigurisë së saj kombëtare, si dhe të ekstradojë individët që i kërkon për krime të lidhura me terrorizmin. Përgjegjësinë për protestën e mori përsipër i ashtuquajturi Komitetit i Solidaritetit suedez për Rojava, emri kurd që përdoret per Sirinë veriore dhe lindore.
Top Channel