Komiteti i Parlamentit Evropian për COVID-19, do të marrë në pyetje presidenten e Komisionit Evropian për konflikt të mundshëm interesi në lidhje me kontratat e vaksinave Pfizer.
Me ftesën që do të vijë së shpejti në kutinë postare të Ursula von der Leyen, deputetët e PE do të kërkojnë paraqitjen e saj para panelit publik për kontratat multi-miliardëshe të vaksinave të koronavirusit, sipas deklaratës së europarlamentares belge Kathleen Van Brempt, të publikuar sot nga rrjeti POLITICO.
Ligjvënësit do të pyesin Von der Leyen pë rrolin e saj në kontratat e nënshkruara gjatë pandemisë, në vijim të mesazheve të tekstit që ajo ka këmbyer me kreun e Pfizer, Albert Bourla.
“Bashkimi Evropian ka shpenzuar shumë burime për blerjen e këtyre vaksinave dhe ka të drejtë për transparencë mbi modalitetet dhe transparencën e procesit”, thuhet në deklaratë.
Prokuroria publike e BE që ka fuqinë ekzekutive që nuk zotërohet nga agjencitë e tjerë të Unionit, ka hapur një hetim mbi kontratat e vaksinave, por pa thënë nëse objektivi është kryetarja.
Kreu i Pfizer dhe partneri tyre gjerman BioNTech kanë refuzuar deri tani auditimet.
Ashtu si Bourla, edhe Von der Leyen mund të refuzojë të paraqitet, por me shtimin e thirrjeve për transparencë pas skandalit të fundit të Katarit që ka përfshirë Brukselin, ajo mund të mos ketë rrugë tjetër.
Edhe lëvizje simbolike si kjo mund të kenë vendin e tyre në përmirësimin e reputacionit të dëmtuar të institucioneve të BE, shkruan Politico.
“Transparenca është thelbësore për sigurinë e qytetarëve dhe besimin në institucionet evropiane”, tha europarlamentarja Van Brempt.
Top Channel