Varur në 828 metra, punëtorët nepalezë pastrojnë ndërtesën më të lartë në botë në Dubai
29 vjeçarja Kelsey Turner është dënuar sot me “10 deri në 25 vjet burg” për pjesën e saj në vrasjen e Dr Thomas Burchard, 71 vjeç, kur ai tentoi të shkëputej prej saj duke ndaluar të paguante shpenzimet.
Ish-modelja e Playboy është burgosur për të paktën 10 vjet, pasi doktori psikiatër me të cilin shoqërohej dikur, u rrah për vdekje dhe u la të kalbej në bagazhin e makinës.
Turner u dënua nga gjyakta e Nevada për rolin e saj në vdekjen e vitit 2019 të Dr. Thomas Burchard, kur ai tentoi të ndërpriste lidhjen e tyre dhe pagesat që bënte për të.
Prokurorët thanë se modelja, e cila është shfaqur në revista si Playboy Italia e Maxim, kishte një marrëdhënie intime dhe “financiare” me doktorin 71-vjeçar, në kohën e vdekjes së tij, shkruan rrjeti vendas Las Vegas Review-Journal
29 vjeçarja Turner, u gjykua për vrasjen në Las Vegas kur trupi i psikiatrit u gjet në bagazhin e makinës së saj në 2019.
Trupi i rrahur për vdekje i Burchard u gjet në mars 2019 në bagazhin e makinës së saj Mercedes-Benz, të braktisur pranë liqenit në periferi të Las Vegas.
Turner, asokohe 25 vjeçare, dhe i dashuri i saj Jon Kennison, rrahën Thomas pasi ai ndaloi të paguante qiranë e shtëpisë ku ajo jetonte, shkruan rrjeti vendas KTNV.
Kennison gjithashtu pranoi fajin dhe u dënua me 18 deri në 45 burg, ndërsa shoqja e shtëpisë së çiftit Diana Pena pranoi se ndihmoi për vrasjen, por ndihmi dhe prokurorët me prova për hetimet, shkruan rrjeti vendas KLAS.
“Ajo la në bagazhin e makinës trupin e dikujt që njihte dhe mbështeste financiarisht prej vitesh atë dhe djalin e saj”, tha prokurori.
Sipas marrëveshjes me prokurorët Turner mund të ketë të drejtë për liri me kusht pas dhjetë vitesh.
Avokatja e Turner tha për mediat se ishte e lumtur që klientja e saj kishte mundësi për një jetë pas burgut, dhe “për mbylljen e çështjes nga të gjitha palët”.
Top Channel