Lëndë plasëse në banesën e shefit të Krimeve në Policinë e Shkodrës, dëmtohet shtëpia dhe makina

13/01/2023 08:13

Lëndë plasëse ka shpërthyer këtë të premte ne mëngjes në shtëpinë e shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Policia njofton se rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së Pëllumb Shpatit. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për sulmin me lënde plasëse dhe nga hetimet e para, dyshohet se krimin e ka kryer një person i vetëm. Në banesë nuk ka kamera sigurie, por në kamerat përreth dallohet një djalë i ri që i drejtohet shtëpisë. Të shoqëruar në komisariat janë disa persona, por në kohën që ata merreshin në pyetje, në ambientet e jashtme të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës u zhvillua ceremonia e 110-vjetorit gjatë së cilës nuk u tha asnjë fjalë për sulmin e radhës ndaj uniformave blu.

I shtati radhazi ndaj Policisë se Shtetit në Shkodër në harkun kohor të më pak se një viti.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA