Kapet 22 vjeçari për vrasjen e estetistes 26 vjeçare me automatik ‘Skorpion’ natën e Krishtlindjes në Britani (fotot)

13/01/2023 15:25

Një i ri ka dalë në gjyq sot për vrasjen e estetistes Elle Edwards kur zbrazi automatikun e tij jashtë një bari natën e krishtlindjes pranë Liverpool në veriperendim të Britanisë.  

22 vjeçari Connor Chapman u dërgua sot në paraburgim nga gjykata e Wirral i akuzuar për vrasje dhe dy tentativa vrasjeje.

Ai akuzohej gjithashtu për zotërim arme zjarri me qëllim rrezikimin e jetës, në lidhje me automatikun Skorpion të konvertuar, si dhe zotërim municioni.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 dhjetor jashtë barit Lighthouse Inn në Wirral, ku Chapman, i veshur me tuta gri dhe flokë të gjata, kreu masakrën me një viktimë dhe tre të plagosur.

26 vjecarja estetiste Edwards, u qëllua për vdekje brenda barit pak para mesnatës së 24 dhjetorit.

Një vajzë 23-vjeçare u arrestuar e dyshuar se ka ndihmuar vrasësin por është liruar me kusht gjatë kohës së hetimeve, tha policia.

Zonjusha Edwards, profesioni i së cilës jepej si ndihmës dentiste/ estetiste, u shpall e vdekur në spitalin Arrowe Park pak pas mbërritjes.

Babai i viktimës Tim i bënte saj homazhe duke thënë: “Ne do ta duam e do të na marrë malli përgjithmonë. Elle Marlene ishte bukuroshja jonë, mikja jonë. Ajo do të shkelqejë përgjithmonë”.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për motivet e sulmit te pergjakshem.

FOTO GALERI
5/5
Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 dhjetor jashtë barit Lighthouse Inn në Wirral

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA