Gjykatësi amerikan pranon padinë e gruas për përdhunim nga Donald Trump, pas 25 vjetësh (fotot)

13/01/2023 21:37

Një gazetare në SHBA mund të depozitojë padinë e saj të përdhunimit kundër ish-presidentit Donald Trump brenda një dyqani, rreth çerek shekulli më parë, ka vendosur sot një gjykatës federal, duke mbështetur një ligj të përkohshëm të shtetit të New York për lejimin e viktimave të sulmeve seksuale te padisin me vone ne kohe.

Gjykatësi Lewis A Kaplan tha se padia kërkon dëmshpërblim nga shkrimtarja E Jean Carroll qe pretendon se ka qene nen moshë në kohën e sulmit.

“Fakti që zoti Trump ka refuzuar akuzat e Carroll, nuk hyn në analizë në këtë fazë të hershme,” tha juristi i Manhattan.

Avokatja e Trump, Alina Habba, tha në një deklaratë: “Ne jemi të zhgënjyer me vendimin dhe do të kërkojmë të drejtat kushtetuese të mbrojtjes së klientit tonë”.

Kaplan tha se ligji i viktimave të sulmeve seksuale në New York lejon denoncimin e abuzuesve kur ato kanë qenë të mitura, edhe vite më vonë.

Avokatët e ish presidentit i kanë kërkuar gjykatësit të refuzojë padinë duke e quajtur të trilluar.

Trump ka thënë se Carroll bëri fillimisht pretendimin në publikimin e librit të vitit 2019 “për të shtuar shitjet”.

Carroll është gazetare e vjetër e revistës Elle dhe ka paditur fillimisht Trump për sulmin e vitit 1995 ose fillimi i 1996 kur ata u takuan rastësisht në një dyqan dhe ajo pranoi ta ndihmonte të blinte veshje të brendshme për një shoqe.

Trump mohon se kjo ka ndodhur, duke thënë se nuk ka asnjë provë për takimin.

Roberta Kaplan, avokate e paditëses Carroll, tha në një email: “Jemi të lumtur për vendimin e gjykatësit dhe presim hapjen e gjyqit në prill kundër Donald Trump”.

FOTO GALERI
2/2
Trump mohon se kjo ka ndodhur, duke thënë se nuk ka asnjë provë për takimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA