Ëndrrat e përsëritura janë të zakonshme për shumicën e njerëzve.

Megjithëse ëndrrat e përsëritura mund të jenë gjithashtu edhe të këndshme dhe 77% e tyre janë makthe.

Falë një sondazhi të ri të kryer nga “Amerisleep”, bëhet e ditur se cilat janë ëndrrat më të zakonshme të përsëritura. Më e zakonshmja nga të gjitha, e ndarë nga 54% e të anketuarve është ëndrra e rënies.

Por zbulimi interesant është se ëndrrat më të zakonshme të përsëritura nuk janë të njëjta për burrat dhe gratë.

Dhe nëse për burrat tre vendet e para i zë frika e rënies, ëndrra për t’u rikthyer në shkollë dhe makthi i të qenit të papërgatitur për një provë ose një ngjarje të rëndësishme, për gratë janë disa pasoja socio-kulturore.

Ëndrra më e zakonshme e përsëritur te gratë është ajo e ndjekjes nga dikush, të cilin shpesh nuk arrijmë ta identifikojmë. Sipas rezultateve të sondazhit, 54% e grave e përjetojnë këtë makth rregullisht. Kjo mund të jetë për shkak të shfaqjeve televizive kriminale.

Sipas ekspertëve ëndrrat e përsëritura, veçanërisht ato që shkaktojnë ankth janë një fenomen i zakonshëm te gratë. Megjithatë, kjo ëndërr mund të nënkuptojë edhe gjëra të tjera, ndoshta mund të përfaqësojë një problem ose një situatë me të cilën do të duhet të përballeni, por nuk dini sesi.

Me 31.9%, ëndërrimi i humbjes së dhëmbëve është në vendin e dytë në renditjen e ëndrrave më të shpeshta të përsëritura te gratë. Dhëmbët përfaqësojnë pjesën që ne e ndjejmë më së shumti tonën dhe më të mbrojtur nga rreziqet e jashtme.

Ëndrra për t’i humbur ato mund të përfaqësojë në fakt një situatë që në jetën reale po del jashtë kontrollit aq shumë sa të kërcënojë siguritë tona. Ëndërrimi i krijesave të vogla, por të neveritshme si merimangat dhe gjarpërinjtë zë vendin e tretë në 20.5%. Këto janë kafshë nga të cilat ne përpiqemi të qëndrojmë sa më larg.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA