E mrekullueshme! Zbulohet lulja e fosilizuar gati 40 milionë vjeçare

13/01/2023 18:26

Një ekip studiuesish rizbuluan një lule të fosilizuar gati 40 milionë vjeçare në një koleksion muzeu të lënë pas dore për 150 vjet.

Kjo lule ngjyrë kafe, e cila duket sikur sapo është hequr nga një buqetë, është lulja më e madhe e gjetur ndonjëherë e fosilizuar, thotë ekipi në një studim të ri të botuar në Scientific Reports.

Lulja është ruajtur aq mirë sa studiuesit kanë mundur të identifikojnë pasardhësit e saj. Pothuajse 40 milionë vjet më parë, një lule lulëzoi në një pyll halor të Balltikut.

Midis 38 dhe 34 milion vjet më parë, një nga këto pemë nxirrte një rrëshirë ngjitëse, e cila, ndërsa pikonte, mbuloi lulen, thuhet në studim.
Organet e brishta riprodhuese të luleve u ruajtën aq mirë sa ekipi i studiuesve ishte në gjendje të nxirrte kokrra poleni të paprekura me një bisturi.

Nën një mikroskop elektronik skanues, kokrrat e polenit i ngjajnë polenit të pemëve dhe shkurreve të vogla ekzistuese në Azi që i përkasin gjinisë Symplocos.

Sot këto pemë me gjelbërim të përhershëm gjenden në pyje me lagështi të lartë dhe prodhojnë lule të verdha ose të bardha.

Për të pasqyruar identitetin e sapo zbuluar të kësaj luleje të lashtë, studiuesit propozuan ta riemëronin Symplocos kowalewskii, duke e bërë atë llojin e parë të ruajtur të një bime të lashtë Symplocos.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA