Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.
Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private që ndan në rrjete sociale.
Para pak ditësh moderatorja festoi ditëlindjen e saj. Dhe me këtë rast kaq të veçantë, Bora ka udhëtuar drejt Italisë me njerëzit e saj të dashur, për të pritur atje datën e saj të shënuar.
Ditën e sotme ajo është kthyer nga pushimet dhe mund të themi me plot gojë se kjo është dita e parë e punës pas pushimeve më e veçantë që kemi parë ndonjëherë dhe kjo falë ndjekëseve të prezantueses ose siç i quan ajo ‘Gocat e Borës’.
Vajzat me rastin e ditëlindjes së saj e kanë surprizuar me një buqetë të madhe me lule, pafund dhurata të paketuara dhe një kartolinë ku shkruhet:
“Gëzuar ditëlindjen e bukura jonë Bor’! Vitet ikin pa kuptuar por çdo vit për ty ka qenë një sukses! Të urojmë gjithë të mirat e kësaj bote dhe qofsh lumtur çdo ditë të jetës tënde. Në çdo hap tëndin do të mbështesim. Të duam shumë dhe jemi krenarë me ty…”
Top Channel