Trajnim bazë dhe në mbrojtjen ajrore, Spanja merr 225 ushtarë ukrainas për stërvitje

12/01/2023 21:39

Spanja do të marrë 225 trupa ukrainase në një bazë të forcave ajrore pranë Madridit, duke përfshirë 20 të cilët do të trajnohen në sistemet e mbrojtjes ajrore HAWK për të kundërshtuar sulmet ajrore.

Ky vendim u bë i ditur me anë të një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes e Spanjës.

Spanja po dërgon gjashtë nga njësitë e mbrojtjes ajrore HAWK në Ukrainë.

Sipas tyre shumica e trupave të mbetura, të cilët janë civilë ukrainas pa përvojë paraprake ushtarake, do të marrin trajnim bazë.

Kjo do të përfshijë trajnime për trajtimin e njerëzve të plagosur në luftime dhe mbi procedurat kundër IED.

“Trajnimi në Toledo, një orë në jug të Madridit, është një program i krijuar për të trajtuar 400 trupa ukrainase që rrotullohen çdo dy muaj dhe është pjesë e misionit të ndihmës ushtarake të Bashkimit Evropian për Ukrainën. Është grupi i dytë i trupave ukrainase që vijnë në Spanjë për stërvitje pasi 64 trupa erdhën në nëntor dhe dhjetor”, deklaroi Ministria sipas CNN.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA