“S’ka mbaruar akoma…”, saga e vizave të Kosovës mbyllet në prill

12/01/2023 19:06

Vota pro e Komitetit të Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme dëshmoi qartë se tashmë procesi për liberalizimin e vizave për Kosovën po ecën në rrugën e duhur, por ai ende nuk është mbyllur plotësisht.

Marrëveshja e arritur mes Parlamentit Europian, Këshillit dhe Presidencës së BE-së, tashmë do të shkojë për votim në Parlamentin Europian. Ky institucion tregoi datat se kur mund të ndodhë votimi.

Dosja tani do të shkojë në seancë plenare dhe vlerësimi aktual është se ajo do të jetë në seancën e dytë plenare të marsit ose të parën e prillit. Në faqen zyrtare të PE-së, seanca e dytë plenare planifikohet të mbahet në 29 dhe 30 mars, ndërsa ajo e prillit do të mbahet në 17 deri në 20. Në votimin e sotëm të Komitetit të PE-së, 48 eurodeputetë votuan pro, 7 kundër dhe 3 abstenime. Deputeti socialist nga Holanda, Thijs Reuten, i caktuar raportues për çështjen e vizave për Kosovën, pati deklaruar se PE-ja planifikon të lëvizë shpejt me këtë çështje, të cilën e konsideron e konsideron të vonuar.

Në shtator të 2018-ës, Parlamenti Europian pati votuar në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, ndërsa zvarritjen e këtij procesi e pati konsideruar si të padrejtë për qytetarët e saj. Pas votimit në PE, radha u vjen votimeve nga ambasadorët e BE’së dhe Këshillit të Ministrave me shumicë të thjeshtë.Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Europian, Këshilli Europian, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian. Pastaj, vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA