Futbollisti shqiptar pritet të luajë nga fillimi edhe në sfidën e fundjavës ndaj Veronës, ku do të ketë një tjetër mundësi të tregojë cilësitë e tij dhe të bindë ngjitet më lart në hierarkinë e mesfushorëve.

23/02 22:38
Kristjan Asllani vijon të fitojë terren te Interi, teksa mbrëmjen e të martës luajti për plot 120 minuta në ndeshjen ndaj Parmës, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë, aty ku zikaltrit triumfuan 2-1 me vështirësi.
Mesfushori 20-vjeçari shqiptar ishte më i vlerësuari nga sajti “SofaScore”, pasi mori notën 8 dhe u bë protagonist në të dy aksionet e golave të zikaltërve, që nisën pikërisht nga këmbët e tij, me dy topa të gjatë shumë të saktë.
Futbollisti shqiptar pritet të luajë nga fillimi edhe në sfidën e fundjavës ndaj Veronës, ku do të ketë një tjetër mundësi të tregojë cilësitë e tij dhe të bindë ngjitet më lart në hierarkinë e mesfushorëve.
Paraqitja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re as nga grupi mediatik i zikaltërve, që shpërndanë në rrjetet sociale një video të shkurtër me momentet më të mira të mesfushorit, nën diciturën “Precizion: Stili i Kristjan Asllanit”.
Top Channel