Konflikti juridik për vulën dhe logon e Partisë Demokratike përplasi sonte në studion e “Top Story” sekretarin për çështjet ligjore në PD Ivi Kason dhe avokatin Spartak Ngjela.

Sipas Kasos, grupimi që mbështet Alibeajn, edhe pse e ka pasur rastin, nuk ka kallëzuar grupimin tjetër për falsifikim vule dhe firme të partisë. Në debat ka ndërhyrë avokati Ngjela, i cili ka vënë në dyshim aftësitë juridike të Kasos.

Kaso: Është në proces administrativ një palë, që as nuk ka qenë përgjatë gjithë procedurës administrative… përkundrazi kur ka pasur shansin që të bëhej pjesë dhe të na atakonte neve të gjyq që i keni fallso ato firma, atë kuvend e ata delegatë, ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë. Nuk e ka bërë asnjëherë. Përkundrazi, rezultatin e procedimit administrativ e ka hedhur.

Ngjela: Jo, ku jam unë nuk mund të shkelet ligji.

Kaso: Nuk po shkelet ligji fare, mos e bëj debat tani…

Ngjela: Nuk mund ta pranoj profanin që nuk di ç’është personi juridik. Partitë janë person juridik, nuk janë bakllava rrugësh. Njëlloj si kjo kompania, po të dal unë tani me logon e Top Channel, iki në burg. Një logo është e regjistruar në gjykatë, nuk mund të regjistrohet një tjetër.

Kaso: Po ndryshimet te personi juridik regjistrohen

Ngjela: Nuk të dëgjuam të thoshe person juridik. Është Saliu person juridik? Nuk e ka njohur asgjë gjykatë.  Ju lutem, merrni një avokat dhe silleni këtu, dua debat profesional

Kaso: Nëse na flet për ligje anglosakson, unë nuk e di çfarë ndodh në Angli.

Ngjela: Ju nuk e dini që partia duhet të jetë person juridik

Seanca gjyqësore për bashkimin e dy statuteve të PD-së është shtyre disa herë dhe pritet të mbahet më 17 janar.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA