Gruaja urdhërohet t’i kthejë paratë punëdhënësit kur programi kompjuterik tregon se ‘ka shpërdoruar kohë’ (fotot)

12/01/2023 19:00

Kompania i tha gjykatës në Kanada se kishte instaluar programin e special në laptopin e punonjëses Karlee Besse pas zbulimit të dosjeve “përtej buxhetit dhe prapa afateve kohore” dhe gjykata i dha çuditërisht të drejtë.

Një grua në Kanada është urdhëruar nga gjykata civile të kompensojë ish-punëdhënësin e saj për “vjedhje kohe” pasi u kap duke keqinterpretuar orët që kishte punuar, sipas një programi të kontestuar elektronik të gjurmimit të veprimeve.

Karlee Besse, e cila punonte nga shtëpia si llogaritare në rajonin e British Columbia, fillimisht kishte paditur për shkarkim të padrejtë nga puna duke kërkuar 5,000 dollarë kanadezë kompensim, në rroga ta papaguara dhe për largimin nga puna.

Por kompania Reach CPA, tha në gjykatë se Beese kishte qenë e loguar në rrjetin e punës për 50 orë, dhe “nuk dukej se kishte shpenzuar kohën për çështje të lidhura me punën”.

Reach tha se kishte instaluar në kompjuterin e punonjëses programin gjurmues të quajtur  TimeonCamp kur kishin zbuluar se dosjet e saj ishin sipër buxhetit dhe prapa afateve kohore, një strategji që po përdoret gjithnjë e më shumë nga kompanitë që prej epokës së punës në distancë.

Programi gjurmon se sa kohë është hapur një dokument i caktuar, si e përdor punonjësi dokumentin dhe sa kohë është i loguar në të.

Kompania tha se analiza e të dhënave “identifikonte parregullsi mes dokumenteve të punuara dhe kohës së qëndrimit në rrjet”.

Besse tha në gjykatë se programi i punës ishte “i vështirë për t’u përdorur” dhe se nuk bënte diferencën mes kohës personale dhe kohës së punës.

Por kompania tha se mund të demonstronte se si programi bënte automatikisht këto diferencime duke ndarë kohën e punës në dokumente nga aktivitete të tjera si shkarkim i filmave apo i programeve televizive.

Kompania tha se programi gjurmonte gjithashtu printimet, të cilat nuk ishin regjistruar në programin e punës.

Në një debat video mes Besse dhe kompanisë, këta të fundit ishin konfrontuar për mospërputhjet dhe ajo i kishte thënë drejtuesit se “nuk kishte gjetur kohën” për të ngarkuar dosjet që nuk kishin të bënin me të, dhe se kjo “nuk ishte e drejtë t’ia kërkonin”.

Gjykatësi hodhi poshtë pretendimin e Besse për mbyllje të padrejtë të kontratës dhe e urdhëruan të paguajë 2,459.89, dollarë kanadezë si në formë rrogash të kthyera dhe si pjesë e paradhënies së marrë nga kompania.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel