Aktivistët e mbrojtjes mjedisore qëllohen për vdekje ditën në Honduras (fotot)

12/01/2023 19:41
Protesta e komunitetit ne minieren e Guapinol

Aly Domínguez e Jairo Bonilla, ishin themelues të një grupi vendas rezistence kundër minierës së hekurit në Guapinol, para se të ekzekutoheshin në rrugë.

Dy aktivistët mjedisorë u qëlluan për vdekje në mes të ditës në Honduras, duke nxitur protesta dhe thirrje për drejtësi ndaj dhunës kundër komuniteteve rurale që përpiqen të ndalojnë minierën ilegale dhe koncesione te tjera abuzive.

38 vjeçari Aly Domínguez, dhe 28 vjeçari Jairo Bonilla, ishin nga Guapinol në veri të Honduras, para se të ekzekutoheshin të shtunën teksa ktheheshin në shtëpi me motor nga puna me një kompani kabllore. Ata u ndoqën nga sulmuesit kishin vdekur në vend nga plagët e armëve, thanë të afërmit.

Domínguez e Bonilla organizonin rezistencën ndaj minierës, e cila zotërohet nga një prej familjeve më të fuqishme të vendit.

Domínguez ishte mes 30 liderëve që janë akuzuar padrejtësisht për krime nga kompania dhe autoritetet lokale.

Policia lokale e përshkruante ngjarjen si një grabitje e dështuar, edhe pse sulmuesit ishin larguar pa marrë asgjë nga viktimat, as motorin, celularët apo paratë, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Agjencitë e OKB dhe ambasada e SHBA dënuan vrasjet, por të afërmit kundërshtojnë versionin zyrtar të ngjarjeve, duke theksuar kërcënimet e ngacmimet e vazhdueshme me të cilat përballet komuniteti.

“Ne i refuzojmë këto hipoteza. Dy të rinjtë ishin themelues të lëvizjes së mbrojtjes së burimeve tona natyrore, kundër minierës ilegale që po shkatërron lumenjtë në parkun kombëtar. Prej pesë vitesh ne kërcënohemi, akuzohemi si kriminelë, burgosemi dhe e vetmja gjë që kishte mbetur ishte vrasja,” tha 58 vjeçari Rey Domínguez, lider komunitar dhe vëllai i Aly.

“Është vitale që një hetim i paanshëm të kryhet dhe të marrë parasysh mundësi e sulmit hakmarrës për arsye se Aly e Jairo punonin në mbrojtje të të drejtave njerëzore,” tha Michael Phoenix, raportuesi i OKB për të drejtat e njeriut në vend.

Çështja e Guapinol ka të bëjë me një minierë të hapur në Tocoa, e cila është lejuar brenda një parku kombëtar dhe është e njollosur nga shume parregullsi, sipas ekspertëve ndërkombëtarë. Anëtarë të komunitetit vendas si Domínguez e Bonilla, kishin organizuar një protestë paqësore pasi miniera ndot lumenjtë me të cilat jetojnë mijëra njerëz.

Forca të sigurisë kishin larguar me dhunë protestuesit dhe dhjetra arrestime u kryen ndaj tyre.

Rey e Aly Domínguez ishin burgosur më parë me akuza të rreme në 2019. Zëra ndërkombëtarë kishin dënuar kriminalizimin e aktivistëve dhe militarizimin e mëpasshëm të komunitetit, që solli largimin e shumë banorëve, të detyruar të marrin udhën e azilit drejt SHBA.

Miniera është një nga projektet më të kontestuara e destruktive e miratuar nga lideët e Partisë Kombëtare, shumë prej të ciëlve kërkohen trafik drogash e armësh në SHBA. Pas vitit 2009, Honduras është kthyer në një prej vendeve më të rrezikshme në botë për mbrojtjen e burimeve natyrore.

Jë tjetër viktimë e njohur e dhunës është aktivistja e të drejtave të popujve indigjenë Berta Cáceres, e vrarë në vitin 2016 pas disa vite kërcënimesh e ngacmimesh prej punë së saj kundër një dige të financuar ndërkombëtarisht.

Joaquín Mejía, avokat i njohur i të drejtave në Honduras tha se qeveria e re e pas-gushtit të shtetit, është përgjegjëse për vrasjet pas nuk ka ndaluar apo pezulluar koncesionet minerare të dhëna nga regjimi i mëparshëm.

“Xiomara Castro erdhi në pushtet duke premtuar mbrojtje të aktivistëve të të drejtave. Imponimi i këtyre projekteve ndaj komuniteteve është shkaku kryesor i sulmeve ndaj aktivstëve në të gjithë Amerikën Qendrore, por aty ku ka vullnet politik ato mund të zgjidhen”, tha perfaqesuesi Phoenix.//TheGuardian/ Përgatiti: Andi Lamko//

FOTO GALERI
2/3
Joaquín Mejía, avokat i njohur i të drejtave në Honduras tha se qeveria e re e pas-gushtit të shtetit, është përgjegjëse për vrasjet

Top Channel