Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se ndihma ushtarake në tanke e shpallur nga Polonia dhe Lituania mund të nënkuptojë se vendet e tjera do të ndjekin shembullin e tyre.
“Polonia dhe Lituania mund të fillojnë në mënyrë strategjike hapa për të marrë tanke për Ukrainën,” i tha Zelensky transmetuesit shtetëror polak TVP Info pasi presidenti polak Andrzej Duda njoftoi se Varshava do të dërgonte tanke Leopard në Kiev.
Të mërkurën, pas një takimi me presidentin lituanez Gitanas Nauseda në Lviv, Duda njoftoi se Polonia do të dorëzonte tanke Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë, ndërsa Nauseda tha se Lituania do të dorëzonte armë dhe municione kundërajrore.
Polonia njoftoi më parë se planifikon të dorëzojë 10 tanke luftarake Leopard 2 në Ukrainë.
Ukraina deri më tani ka marrë shumë ndihma ushtarake nga shumë vende perëndimore, kryesisht nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania, por deri më tani nuk ka pasur dërgesa të tankeve, edhe pse Kievi e ka kërkuar.
Top Channel