Talibanët prezantojnë ‘supermakinën’ sportive të Afganistanit (me motor Toyota) duke e quajtur ‘nderi i kombit’ (fotot)

11/01/2023 15:26

Zyrtarët Talibanë kanë prezantuar sot ‘supermakinën’ e parë sportive të dizenjuar dhe ndërtuar në Afghanistan, në një distancim të papritur nga politikat e luftës apo të të drejtave të grave që kishim dëgjuar deri tani të vinin nga vendi.

Prototipi sportiv dhe elegant ‘Mada 9’ raportohet se ishte kulminimi i pesë viteve punë nga rreth 30 inxhineirë të kompanisë ENTOP dhe Institutit Teknik të Kabul.

Aftësitë e automjetit në rrugë mbeten ende për t’u parë pasi në të gjitha pamjet e shpërndara në rrjetet sociale makina qëndron e palëvizur dhe nuk janë publikuar të dhëna të performancës.

Por gjithsesi nuk ka shumë gjasa që ajo të rivalizojë mjete të ngjashme si Bugatti e McLaren teksa grupi prodhues i Mada 9 thotë se motori është i ngjashëm me fuqinë e një veture të zakonshme Toyota Corolla.

Zëdhënësi Taliban, Zabihullah Mujahid postonte imazhet në media dhe tha se ndërtimi i saj është një “nder” për të gjithë vendin.

Në disa prej pamjeve automjeti shihej që lëvizte butësisht në një rrugë me dëborë me një zhurmë autentike makine sportive, mes spektatorëve të kënaqur.

Përfaqësuesi i ATVI, Ghulam Haidar Shahamat tha për rrjetin vendas TOLO News se motori Toyota Corolla ishte modifikuar për rritje të shpejtësisë dhe se të tjera instalime duhet të bëheshin te Mada.

Ndërsa kreu i grupit prodhues ENTOP, Mohammad Riza Ahmadi tha se shpresonte që makina të përçonte vlerat e popullit dhe të përmirësonte imazhin e Afganistanit në skenën botërore.

TOLO News raportonte se prototipi do të ishte i kompletuar së shpejti dhe kanë nisur përpjekjet për shfaqjen në kompeticione ndërkombëtare.

Talibanët erdhën në pushtet në Afganistan në gusht 2021pas largimit të ushtrisë së SHBA që sunduan prej 15 vjetësh.

FOTO GALERI
5/7
Mohammad Riza Ahmadi tha se shpresonte që makina të përçonte vlerat e popullit dhe të përmirësonte imazhin e Afganistanit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA